Bajern Mynih është i përgatitur të bëjë një përpjekje të madhe për të mbajtur yllin e tij, Xhamal Musiala, përtej vitit 2025, ku interesi është në rritje nga Real Madrid dhe Mançester Siti.Nga Premier Liga dhe La Ligës ka gjithashtu të interesuar për gjermanin, me dy klubet që thuhet se janë gati për një betejë transferimi, duke ofruar prej 100 milionë euro. Musiala është shfaqur si opsion, pasi marrëveshjen e tij aktuale në Bavari skadon në qershor të vitit 2026, dhe ai ende nuk ka hapur negociatat zyrtare për një zgjatje të kontratës me klubin nga “Allianz Arena”. Drejtori i Bajernit, Maks Eberl, konfirmoi se klubi shpreson të mbyll marrëveshjen muajt e ardhshëm, por pranoi se gjetja e një akordi mund të jetë e vështirë. Pavarësisht barrierave, sipas “Sky Germany”, pala bavareze është e përgatitur ta bëjë Xhamalin lojtarin e tyre më të paguar, me një marrëveshje deri në vitin 2029 ose 2030. Paketa e përfolur do të përfshijë një pagë vjetore bruto prej 25 milionë euro, e cila do të përputhej me Herri Kejn, i cili është lojtari më i paguar në Gjermani.
Me këtë, gjigantët e Bundesligës përgatiten të tregojnë vendosmërinë e tyre për të mos u mposhtur në garën për të mbajtur talentin kryesor. Vlera e “Bambit” aktualisht përllogaritet sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” deri në 130 milionë euro, duke e vendosur në listën e futbollistëve më të shtrenjtë në Bundesligë, sëbashku me Florian Virc. Do të jetë e vështirë që kampi i Bajernit të lëshojë talentin e tij, pavarësisht interesimit tundues të “Qytetarëve” apo “Galaktikëve”.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL