Bota

Rebelët Houthi nuk ndalin agresionin, sulmojnë me raketë cisternën kineze

rebelet houthi nuk ndalin agresionin sulmojne me rakete cisternen kineze
rebelet houthi nuk ndalin agresionin sulmojne me rakete cisternen kineze

Një cisternë kineze u godit dje nga një raketë e lëshuar nga rebelët Houthi të Jemenit, pavarësisht garancive të tyre se nuk do të synonin anijet kineze, njoftoi sot Komanda Qendrore e SHBA ose CENTCOM). Cisterna e naftës Huang Pu me flamurin e Panamasë – pronë kineze, siç nënvizohet në njoftimin e CENTCOM – u godit nga një raketë Houthi.

Një zjarr ka shpërthyer, por ai është shuar brenda 30 minutave dhe dëmet e pësuar nga cisterna janë të kufizuara, sipas të njëjtit burim. “Nuk raportohet për viktima dhe anija ka vazhduar udhëtimin”, nënvizohet.

Po ashtu në të njëjtën deklaratë, thuhet gjithashtu se forcat amerikane kapën gjashtë mjete ajrore pa pilot (UAV) të Houthi-ve, pesë prej të cilave u rrëzuan në Detin e Kuq dhe një u kthye në Jemen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts