Reperi amerikan, Killer Mike, u arrestua menjëherë pasi mori tre çmime në ceremonin e 66-të të Grammy Awards. Shkaku i arrestimit ka qenë një përplasje fizike.
Reperi u akuzua për dhunë pas një grindjeje fizike në prapaskenë në ndarjen e Grammy 2024.
Sipas pamjeve të siguruara nga “The Hollywood Reporter,” Mike mund të shihej duke u marrë nga policia e Los Anxhelosit i prangosur në Crypto Arena.
Pak para incidentit, ai fitoi tre çmime radhazi: albumin më të mirë rap për albumin e tij “Michael”, dhe këngën më të mirë rap dhe performancën më të mirë rap për këngën e tij “Scientists and Engineers” me Andre 3000, Future dhe Eryn Allen Kane.
Në një deklaratë një zëdhënës i policisë tha:
“Të dielën, më 4 shkurt, pak pas orës 04:00, një i rritur mashkull u ndalua dhe u prangos për një përleshje fizike që ndodhi në bllokun 700 të Chick Hearn Court. I dyshuari u arrestua dhe u transportua në Divizionin Qendror të LAPD. I dyshuari është identifikuar si 48-vjeçari Michael Render dhe i akuzuar për dhunë fizike dhe është në proces të lirimit.”
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co