Shtëpia e Cara Delevingne u përfshi nga flakët në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, 15 mars, duke shkaktuar një reagim masiv të zjarrfikësve dhe duke rezultuar në shtrimin e një personi në spital.
Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit i tha ET se shtëpia u përfshi nga flakët pak para orës 4 të mëngjesit të së premtes dhe flakët ishin aq intensive sa iu deshën 94 zjarrfikës dhe më shumë se dy orë për t’i shuar.
Zyrtari i informimit publik thotë se ata zbuluan një “zjarr të rëndë” i cili kishte filluar në pjesën e pasme të pronës dhe kishte ” pushtuar njërën nga dhomat”.
Cara Delevingne’s $7 million LA home goes up in flames while she’s in London for work https://t.co/HRkIV8nsyr pic.twitter.com/32pn5cMKlp
— Page Six (@PageSix) March 15, 2024
Delevingne, 31 vjeç, ishte në Angli në atë kohë, duke interpretuar rolin e Sally Bowles në ‘Cabaret’ në Teatrin Playhouse të Londrës. Modelja ende nuk ka komentuar publikisht për incidentin.
Megjithatë, autoritetet vunë në dukje se nuk kishte “asgjë që të sugjeronte se ky ishte një zjarr i qëllimshëm”. Zëdhënësi i LAPD shtoi: ” Nuk ka asnjë indikacion për zjarrvënie apo hetim penal në këtë moment.”
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co