Bota

Rikthehet acari në Spanjë, moti i keq ‘pushton’ 5 provinca

rikthehet acari ne spanje moti i keq pushton 5 provinca
rikthehet acari ne spanje moti i keq pushton 5 provinca

Rajoni i Andalusisë në Spanjë po përballet me një mot të keq. Mësohet se pesë provinca në këtë rajon janë në gjendje alarmante për shi, borë, erë, dhe kushte të trazuara deti. Zyra shtetërore e Spanjës, Aemet, ka paralajmëruar për një fundjavë të paqëndrueshme dhe “mot dimëror” këtë fundjavë në këto pesë provinca.
Pjesa më e madhe e vendit ndodhet në zonën e verdhë të alarmit, duke ndikuar që shumë udhëtime të ndërpriten. Erëra të forta parashikohen edhe në provincat Almeria, Cadiz, dhe Malaga.

Sakaq, sa i përket reshjeve të borës, Aemet thotë se mundësitë më të mëdha për dëborë do të jenë në ultësirat jugore të Sierra Nevadas. Bëhet e ditur se efektet e stuhisë Monica do të vazhdojnë të ndihen edhe gjatë ditës së sotme, por parashikohet që ajo gradualisht të dobësohet. Reshje bore priten edhe në zonat malore, veçanërisht ato në qendër dhe veri të Spanjës.

Gjithashtu, priten edhe vranësira me reshje shiu të cilat do të jenë më intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata të herëpashershme në brigjet e Atlantikut. Moti pritet që të stabilizohet javën e ardhshme. Megjithatë, një stuhi e re pritet ta godasë Spanjën të mërkurën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts