Sport

“Ringjalli” Gjermaninë, Nagelsmman pranë rinovimit, por ka një klauzolë të “çuditshme”

ringjalli gjermanine nagelsmman prane rinovimit por ka nje klauzole te cuditshme

Jo vetëm Alonso, një tjetër trajneri jo pak i lakuar këtë periudhë ka qenë edhe Julian Nagelsmann, ku shpesh është përfolur për një rikthim të tij te Bayern Munich, apo për një kalim te Barcelona, por situata ka ndryshuar shumë këtë kohë. Nagelsmann ka ringjallur përfaqësuesen gjermane, ka bërë një punë shumë të mirë duke bindur drejtuesit e Federatës t’i ofrojnë një kontratë të re.

Jualian Nagelsmann
Jualian Nagelsmann

Edhe vetë trajneri nuk e fshehu dëshirën për të vijuar bashkëpunimin me federatën gjermane. Sipas Bild, palët mund të arrijnë në një marrëveshje të re, deri në përfundim të Botërorit në 2026. Në këtë kontratë të re do të përfshihet edhe një klauzolë, Nagelsmann do të largohej nga stoli i Gjermanisë vetëm në atë rast nëse “pancerat” nuk arrijnë të kalojnë fazën e grupeve në “Euro2024”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts