Romanca mes Heidit dhe Romeos, banorja shpjegon ndjesitë: I marr gjërat seriozisht! Aktori: Më frikësojnë muret…

romanca mes heidit dhe romeos banorja shpjegon ndjesite i marr gjerat seriozisht aktori me frikesojne muret
romanca mes heidit dhe romeos banorja shpjegon ndjesite i marr gjerat seriozisht aktori me frikesojne muret

Heidi dhe Romeo kanë nisur një njohje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin.

Megjithatë, ata nuk janë deklaruar çift dhe as nuk kanë shkëmbyer puthje. Gjatë spektaklit të sotëm, dy banorët rrëfyen ndjesitë, por edhe hezitimin për të vazhduar këtë romancë në “reality show”.

Romeo u shpreh se “muret” e shtëpisë e pengojnë, ndërkohë që edhe Heidi tha se dëshiron të jetë e kujdesshme, pasi i merr raportet shumë seriozisht. Marrëdhënien e konkurrentëve e komentuan edhe dy opinionistët. “Më duket sikur të dy kanë lindur bashkë, por kam frikë e babit të Heidit”, u shpreh Ori Nebiaj, duke iu referuar lidhjes që ajo nisi në “Grante Fratello” dhe e ndërpreu pas hyrjes së të atit.

Heidi: Kemi një pëlqim, po njihemi, po e marrim shtruar. Jemi të dy njerëz racional, që i marrim gjërat me kujdes

Romeo: Sa bukur që flet

Ledioni: Sot bëni një muaj në shtëpi, sot keni një mujorin e njohjes. Dukeni shumë të lezetshëm. Do të doja si prag Shën Valentini, t’ju qerasja me një klip.

Ledioni: Dukeni që kemi shumë kimi me njëri-tjetrin. Por, a ka një gjë që juve ju pengon ose ju spraps

Heidi: Për mua po, sepse i marr gjërat seriozisht. Unë kam jetën në Itali dhe Romeo dhe është këtu. Nuk kam qejf të luaj me dikë. Nëse bëhet vërtetë serioze, duhen parë gjërat

Ledioni: Romeo, do ikje në Itali

Romeo: Sigurisht që jo. E vetmja gjë që më pengon janë këto muret

Ledioni: Muret përgjithësisht janë në kokat tona, nuk ekzistojnë

Arbri: Mua më ka pëlqyer që nga fillimi kjo romancë. Romeo është djalë që e njeh këtë format. Duke e ditur që historitë rozë aty janë interesante, duket sikur e stopojnë, kërkojnë më shumë kohë. Më duket pak strategji nga ju, që ta merrni avash avash.

Romeo: Duke parë situatat në shtëpi. Kjo goca është në nominim sot. I mendoj 10 herë gjërat, nuk dua të jem unë arsyeja që Heidi të mërzitet, të sulmohet

Ledioni: Heidi është aq e lezetshme, sa nuk nguron fare të bëjë atë kthimin e syve sa herë them unë diçka

Romeo: Kjo s’ka të bëjë me strategjinë, ka të bëjë me frikën.

Arbri: Për sa kohë rrini 20 orë me njëri-tjetrin, puthja nuk ju pengon

Ori: Heidi është në nominim sot për shkak të Romeos. E kotë të themi që s’po e cenojnë njëri-tjetrin. Duam apo, këto janë disa kosto që nuk i evitojmë dot, por mendoj se është më e fortë kur ti je pozicionuar, kur thua ‘po, unë i qëndroj në krah’. Tjetra është, që mua më duket që këta të dy kanë lindur bashkë. Kur ju shoh bashkë, më bëni të dua të dashurohem. Romeo, je bërë një arush i vërtetë emocionesh. Heidi, ku ndryshon kimia që po përjeton me Romeon me diçka të mëparshme?

Heidi: Ka diferencë. Çdo situatë është ndryshe nga tjetra, unë i jetoj gjërat me shumë natyralitet, me spontanitet. Nuk kam një përgjigje, po e jetoj si më vjen.

Ori: Më pëlqeni aq shumë ju të dy, sa kam hallin e babit tënd

Romeo: Ore, e kisha harruar këtë

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →