Visjan Ukcenaj, aktori i “Portokalli”, ka dhënë komentet e tij, për disa nga çiftet më të komentuara të Big Brother VIP 3.
I ftuar në “Big Brother Radio”, Visjani u shpreh se sipas mendimit të tij, çifti Romeo dhe Heidi nuk kanë kimi me njëri tjetrin, ndërsa tha se Ilnisa ka zgjedhur Meritonin, ashtu siç ka bërë Sara me Bardhin.
Ilnisa – Meriton: Nuk e zgjodhi ai. Ai e pa. Ajo e zgjodhi atë. Atij i interesoi që dikush ta zgjidhte dhe ai pranoi. Sepse në fillim, sepse unë kam qenë i vëmendshëm me BBV, ai ka tentuar tek të gjitha gocat afrimitetin. Vazhdin, por tani e ka zëvendësuar shpatën e vëmendjes.
Sara – Bardhi: Skemë dhe e vetmja lidhje skematike më duket ajo e Sarës. Femrat gjithmonë krijojnë afërsi po të duan. Bardhi më duket shumë pozitiv me aq sa e shohim. Është një super artist. Mendoj që ajo goca është një kalkulatore dhe një manipulatore.
Romeo – Heidi: S’kanë kimi me njëri-tjetrin. Romeo me Heidin nuk kanë kimi me njëri-tjetrin. Heidi nuk transmeton kimi ndaj Romeos. Është çështje kimie. Nuk është nga ana e të dyve, por nga Heidi shoh pak më shumë ftohtësi… Më shumë në shijet e Romeos është Rikja sesa Heidi mendoj unë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co