Rrëfeu të shkuarën abuzive, Bárbara Mori flet për dashurinë: S’e kisha imagjinuar që ekzistonte një lidhje si kjo

rrefeu te shkuaren abuzive barbara mori flet per dashurine se kisha imagjinuar qe ekzistonte nje lidhje si kjo
rrefeu te shkuaren abuzive barbara mori flet per dashurine se kisha imagjinuar qe ekzistonte nje lidhje si kjo

SHBA

Bárbara Mori po përjeton gjëra të rëndësishme në jetën e saj. Krahas suksesit profesional, aktorja po përjeton një moment përmbushjeje edhe në planin personal, pasi prej disa vitesh ajo ka një marrëdhënie të konsoliduar me Fernando Rovzar.

Aktorja foli rreth saj në premierën e serialit Las Azules duke treguar si ka qenë të punonte bashkë me partnerin dhe zbuloi sekretin e suksesit të lidhjes së tyre.

Me një buzëqeshje në fytyrë, Mori tha se shumë nga kolegët u përpoqën ta këshillonin se çfarë duhet të shmangnin kur të punonin së bashku, madje duke i thënë se kur të ktheheshin në shtëpi duhet të përpiqeshin mos të bisedonin për atë që kishin bërë në xhirime, këshilla që në fakt nuk i ndoqën.

Nuk mund të ktheheshim në shtëpi dhe të mos flisnim për atë që kishim bërë… E pamundur. E vërteta është se ne kemi një lidhje… Nuk e di, nuk e kisha imagjinuar kurrë që një marrëdhënie e tillë ekzistonte.

Ylli i telenovelave ndau sekretin e saj për të arritur një marrëdhënie të qëndrueshme si ajo që ka me regjisorin.

Mendoj se ka të bëjë shumë me atë se si është dikush, dhe ndihem më mirë se kurrë, dhe ai është në më të mirën e tij, kjo është shumë e rëndësishme të jesh në gjendje të kesh një marrëdhënie në të cilën e respekton personin që ke përballë , dhe nuk ka vështirësi apo luftë pushteti, të duash të fitosh apo të duash të kesh të drejtë, siç më ka ndodhur mua për shumë vite.

Në një intervistë tjetër, Bárbara Mori është pyetur edhe për mënyrën se si i referohet Fernando, pasi pak javë më parë u vu re se producenti e quante aktoren “grua”.

“Unë dhe ai kemi qenë të martuar në shumë jetë më parë…”, tha ajo pa u zgjatur më shumë.

Vetëm pak ditë më parë, Bárbara Mori foli për të shkuarën e saj dhe raportet e vështira me meshkujt, në të cilat tregoi se ka hasur abuzimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →