Shqiperia

Rreziku i Ballkanit nga Rusia dhe Kina, Fatmir Mediu organizon konferencë ndërkombëtare në Capitol Hill

rreziku i ballkanit nga rusia dhe kina fatmir mediu organizon konference nderkombetare ne capitol hill

Kur kancelaritë perëndimore po shfaqin gjithnjë e më shumë shqetësim për rrezikun e destabilizimit të Ballkanit nga Rusia, në Kongresin Amerikan do të diskutohet javën e ardhshme mbi këtë çështje në nivele të larta përfaqësimi.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka bashkëorganizuar për këtë temë sensitive një konferencë me kongresmenët Pete Sessions dhe Keith Self. Zoti Mediu, përveç organizimit, edhe do ta moderojë forumin ”Ndikimi malinj i Rusisë dhe Kinës në Ballkan”, që do të zhvillohet të mërkurën ne Capitol Hill.

Atje do të marrin pjesë kongresmenë amerikanë, përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, eksperti i Ballkanit Edëard Joseph, ish-drejtori i kundër Inteligjencës në Këshillin e Sigurisë pranë Shtëpisë së Bardhë, Holden Triplett, zëvendësi i Gjeneral Petraus, Gjenerali Mike Barbero, deputetë nga Ballkani, Europa, Ukraina dhe Gjeorgjia, Presidentja e OSCE PA Pia Kauma etj.

Në një postim, kreu i PR, Fatmir Mediu, pas vlerësoi se forumi insë mërkurës në Capitol Hill merr një rëndësi të veçantë pas paralajmërimeve nga Presidenti Biden, Kryetari i Këshillit Ushtarak të NATO-s etj për mundësinë e nxitjes nga Rusia të një konflikti në Ballkan. Aktualisht, Rusia dhe Kina janë dy nga aleatët kryesorë të Serbisë dhe furnizuesit e saj më të mëdhenj me armatime ushtarake.

Postimi i plotë:

Kënaqësi këtë fundjavë mes miqësh në drekë pune me Kongresmenin Pete Sessions dhe Keith Self
Ditën e mërkurë së bashku kemi organizuar në kongres në Capitol Hill ditën e mërkurë javën që vjen, forumin e përvitshëm me temë”Ndikimi malinj i Rusisë dhe Kinës në ballkan”
Ky forum mer një rëndësi të vecantë mbas paralajmërimeve nga Preaidenti, Biden, Kryetari i Këshillit ushtarak të NATOs etj për mundësinë e nxitjes nga Rusia të një konflikti në Ballkan.
Në këtë forum të cilin kam kënaqësi ta moderoj do marin pjesë kongresmenë Amerikanë, plrfaqësues nga Departamenti i Shtetit, eksperti i Balkanit Edward Jospeh, ish drejtori i kundër Inteligjenvës në Këshillin e Sigurisë pranë Shtëpisë së Bardhë, Holden Triplett, zevendesi i Gjrneral Petraus, Gjenerali Mike Barbero, deputetë nga ballkani, Europa, Ukraina dhe Gjeorgjia, Presidentja e OSCE PA Pia Kauma etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts