Shqiperia

Rrihet brutalisht me grushta, shkelma dhe karrige kamerieri 17-vjeçar, çfarë ndodhi gjatë natës në një piceri në Berat

rrihet brutalisht me grushta shkelma dhe karrige kamerieri 17 vjecar cfare ndodhi gjate nates ne nje piceri ne berat
rrihet brutalisht me grushta shkelma dhe karrige kamerieri 17 vjecar cfare ndodhi gjate nates ne nje piceri ne berat

Një kamerier, 17 vjeç është rrahur brutalisht në ambientet e tij të punës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:45 minuta, në një piceri në qendër të qytetit të Beratit. Sipas burimeve policore në vendngjarje, 5 shtetas kanë rrahur të riun me grushta, shkelma e karrige, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti dhe autorët e ngjarjes, pasi pas sherrit shumica e klientëve u larguan me vrap. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se deri më tani në polici janë shoqëruar rreth 12 shtetas, mes tyre 5 dyshuarit si autorë të ngjarjes, menaxheri i biznesit dhe disa klientë, që do të pyeten në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se për zbardhjen e ngjarjes janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë, nëpërmjet të cilave do të hidhet dritë mbi identitetin e saktë të autorëve. I plagosuri me inicialet B.D., është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts