Shqiperia

“Rritja e çmimeve ka rënduar më shumë pensionistët”, Meta: Modeli i kullave dhe narko-ekonomisë e ka çuar në greminë ekonominë

rritja e cmimeve ka renduar me shume pensionistet meta modeli i kullave dhe narko ekonomise e ka cuar ne gremine ekonomine
rritja e cmimeve ka renduar me shume pensionistet meta modeli i kullave dhe narko ekonomise e ka cuar ne gremine ekonomine

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se efekti i rritjes në nivel dyshifror i çmimeve dhe veçanërisht atyre ushqimore ka rënduar edhe më shumë pensionistët.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta thekson se ulja e kostos së lartë të jetesës është objektiv kryesor i politikave ekonomike dhe sociale të Partisë së Lirisë

Reagimi:

Efekti i rritjes në nivel dyshifror i çmimeve dhe veçanërisht atyre ushqimore ka rënduar edhe më shumë pensionistët sepse pesha e ushqimeve është 59% e shpenzimeve të tyre mujore. Nëse në vitin 2018, pensioni mesatar ishte sa 31% e pagës mesatare bruto, në vitin 2023 ky raport arriti në 25%. Pra një rënie e ndjeshme. Ulja e kostos së lartë të jetesës është objektiv kryesor i politikave ekonomike dhe sociale të Partisë së Lirisë. Modeli ekonomik së kullave dhe narkoekonomisë e ka çuar në greminë ekonominë e vendit dhe të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts