Sitet arkeologjike në Durrës kanë interes të jashtëzakonshëm për turistet qe vijnë ne Durrës nga e gjithë Bota.
Muzeu arkeologjik në Durrës nuk do te jete i hapur për vizitoret edhe për një vit kalendarik, ndërsa këtë vit pritet ti nënshtrohet restaurimit edhe shtëpia muze Aleksandër Moisiu ose muzeu etnografik.
Megjithatë krahasuar me një vit më parë ka një rritje me 50% te numrit te turisteve qe kane vizituar sitet arkeologjike ne Durrës.
Afati i përfundimit të restaurimit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit është shtyrë me një vit, çka bën që edhe këtë sezon veror që po afron mijëra turistë nga shumë vende të botës nuk do mund të vizitojnë artefaktet e nxjerra nga nëntoka durrsake“ pohoi Drejtori i Qendrës Muzeale Durres Alban Ramohitaj.
“Nuk na penalizon mbyllja, sepse turistët vijnë. Pavarësisht se nuk do shohin muzeun, ne kemi shumë objekte të tjera që mund t’i ofrojmë atyre duke qenë se jemi qytet me një trashëgimi të konsiderueshme dhe një nga qytetet më të rëndësishme të vendit tonë. Turistët mund të vijnë dhe të shohin shumë gjëra që ne po i përgatisim dhe do jenë gati për sezonin veror”.
Përveç Muzeut Arkeologjik, një tjetër godinë mjaft e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore që pësoi dëme nga tërmeti është ajo e Muzeut Etnografik, e njohur ndryshe dhe si shtëpia e Aleksandër Moisiut. Pas më shumë se 4 vite që qëndron e kyçur, godina 2 katëshe me arkitekturë të veçantë pritet t’i nënshtrohet restaurimit.
“Në dijeninë time është bërë projekti për restaurimin dhe besoj se shumë shpejt do të nisë edhe procesi i restaurimit. Fondi që do nevojitet për restaurimin e këtij monumenti do të akordohet nga programi EU4Culture”.
Në vitin që lamë pas janë regjistruar 50% më shumë turistë në sitet e trashëgimisë kulturore të qytetit 3000-vjeçar, ku amfiteatri që i përket shekullit të II e.s dhe Torra Veneciane mbeten monumentet më të vizituar. “Kemi pasur gati 26 mijë vizitorë vetëm në amfiteatrin e Durrësit. Patëm shumë vizita edhe tek Torra Veneciane pas hapjes së saj në korrik 2023, monument ky që është risi për qytetin por edhe vizitorët, sepse nuk ka qenë më parë e vizitueshme. Ndërkohë aty merr informacion për të gjitha sitet dhe për të gjitha objektet që janë për t’u vizituar në qytetin e Durrësit”.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi dëme të shumta në sitet e trashëgimisë kulturore, një pjesë e konsiderueshme e të cilave i janë nënshtruar prej kohësh restaurimit. Pritet që përgjatë këtij viti të hapë dyert edhe Hamami, ndërhyrja në të cilin është drejt përfundimit. Ky monument i kategorisë së parë po restaurohet falë programit EU4Culture.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co