Rruga e Arbrit e bllokuar prej disa orësh pas shembjes së masivit shkëmbor, dhjetëra automjete në pritje  

rruga e arbrit e bllokuar prej disa oresh pas shembjes se masivit shkembor dhjetera automjete ne pritje
rruga e arbrit e bllokuar prej disa oresh pas shembjes se masivit shkembor dhjetera automjete ne pritje

Aksi rrugor Tiranë- Klos prej disa orësh vijon të jetë i bllokuar, si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave dhe gurëve nga shpati i malit, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”.

Sipas qytetarëve, të cilët kanë mbetur të bllokuar me mjetet e tyre, në dy anët e rrugës është ndërprerë qarkullimi dhe të gjitha mjetet që vijnë nga Dibra në drejtim të Tiranës janë kthyer sërish mbrapsht.

Sipas gazetarit Enver Doçi, dyshohet se shkak për rrëshqitjen e gurëve është bërë një shpërthim i kontrolluar me lëndë plasëse nga firma kontraktore, që është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës, pasi shfrytëzon gurët për t’i përpunuar dhe tregtuar në formën e çakllit. Fatmirësisht në çastin kur kanë rrëshqitur gurët asnjë automjet nuk ka qenë në lëvizje, ndërsa disa fadroma po punojnë për heqjen e gurëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →