Bota

“Rusia nuk është e pathyeshme”, paralajmërimi i kryeministrit finlandez: Putin po përgatitet për konflikt të gjatë me Perëndimin!

rusia nuk eshte e pathyeshme paralajmerimi i kryeministrit finlandez putin po pergatitet per konflikt te gjate me perendimin
rusia nuk eshte e pathyeshme paralajmerimi i kryeministrit finlandez putin po pergatitet per konflikt te gjate me perendimin

Kryeministri i Finlandës thotë se Rusia është “duke u përgatitur” për një “konflikt të gjatë” me Perëndimin.

Kryeministri Petteri Orpo, në fjalën e tij në në Parlamentin Evropian tha se pavarësisht të gjithave presidenti rus nuk është i pathyeshëm.

Orpo foli mes të tjerash edhe në lidhje me rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, pasi Vladimir Putin u zotua të dërgojë trupa në kufirin Rusi-Finlandë në përgjigje të pranimit të Finlandës në NATO.

“Rusia duket se po përgatitet për një konflikt të gjatë me Perëndimin, por Rusia nuk është e pathyeshme”, u tha Orpo eurodeputetëve.

Ai gjithashtu akuzoi Rusinë për shtyrjen e shtetasve të vendeve të treta drejt kufirit lindor finlandez, në atë që e quajti një veprim të papranueshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts