Kylie Jenner ka zbuluar se kishte një tjetër emër sekret për djalin e saj Aire, i cili lindi më 2 shkurt 2022 që fillimisht e quajti Wolf.
Por për disa kohë, emri “Knight” ishte gjithashtu shumë i preferuar, tha e vogla e familjes Kardashian-Jenner ndërsa foli për depresionin pas lindjes dhe ndikimin e hormoneve në përzgjedhjen e një emri.
27-vjeçarja tregoi për British Vogue se sa e vështirë ishte ajo periudhë e jetës së saj dhe këshillat e saj për nënat e tjera.
“Depresioni pas lindjes më goditi ndryshe të dyja herët. Ndoshta me djalin tim ishte më shumë, kështu që unë isha aq e ndjeshme për gjërat që zakonisht nuk do të isha aq emocionale rreth tyre. Qaja si histerike tërë ditën dhe flisja në telefon me nënën time duke i thënë: ‘Nuk mund të vendos për emrin e ti’”, tha Kylie. “Tani këshilla ime është të zgjedhësh emrin më parë, sepse kur hormonet të godasin nuk mund të marrësh vendime. U ndjeva sikur po dështoja që nuk mund t’i vendosja emrin. Ai meritonte shumë më tepër se kaq.”
Në fund, rrëfeu Kylie, asaj iu desh një vit për të vendosur që Aire ishte vërtet emri i duhur.
“Emri i djalit tim ishte në të vërtetë Knight për një kohë të gjatë dhe vajza ime, ende sot e kësaj dite, më thotë ‘A të kujtohet kur emri i Aire ishte Knight? Më pëlqen më shumë Knight’ Dhe unë them: ‘Jo, e di çfarë, nuk mund ta bëjmë më këtë’….
Stormi dhe Aire janë fëmijët e Kylie Jenner dhe Travis Scott. Të dy kanë ndarë rrugët prej kohësh, por kanë zgjedhur bashkëprindërimin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co