Teknologjia duhet të përdoret për të mbështetur vlerat demokratike përballë përpjekjeve të regjimeve autoritare dhe represive për ta përdorur atë për të minuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
”Qeveritë që mendojnë kështu, së bashku me qytetarët e tyre, po punojnë bashkarisht për të promovuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Blinken në hapje të ”Samitit III për Demokracinë”, punimet e të cilit po zhvillohen në Seul.
”Ruajtja e demokracisë është një përpjekje kolektive”, shtoi ai.
“Ndërsa regjimet autoritare dhe represive përdorin teknologji për të minuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut, ne duhet të sigurojmë që teknologjitë mbështesin vlerat dhe normat demokratike”, nënvizoi Blinken në këtë samit, që është një iniciativë amerikane që synon të promovojë solidaritetin midis demokracive.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co