Sara i kërkon Bardhit publikisht… një propozim për martesë?

sara i kerkon bardhit publikisht nje propozim per martese

Ka qenë pjesë e jurisë në sezonin e pestë të “She’s on Top” dhe të gjitha vajzat konkurrente i ka parë me një mori veshjesh. Edhe pse është e mësuar me modelingun dhe televizionin, edhe për Sara Gjordenin, kjo e sotmja s’mund të ishte një finale e zakontë.

Së pari, sepse bashkë me të, sot ishte edhe Bardhi (në skenë, jo në prapaskenë) dhe, së dyti, sepse bukuroshet në garë ishin të veshura … me fustan të bardhë.

Sara i kërkon Bardhit publikisht… një propozim për

Pas sfilatës së “nuseve”, Sara, duke shfrytëzuar edhe ndjeshmërinë e shtatzënisë, i komplimentoi ato për veshjen dhe u shpreh se ajo mezi po e pret këtë çast: “Mezi po pres të bëhem nuse” – tha ajo dhe kaq u desh që mesazhi të shkonte në prapaskenë, aty ku Bardhi vijonte të ndiqte spektaklin.

Por Sara nuk e la me aq. Si këmbëngulëse, ajo vijoi me pyetjen: “More vesh?” – duke iu drejtuar me të qeshur partnerit të saj.

Sara i kërkon Bardhit publikisht… një propozim për

Çfarë u kuptua, është e qartë edhe për ju apo jo?

Bardhi, partnerja po të kërkon një propozim, publikisht! Nëse ende nuk është kryer, është koha, ndoshta, për të vepruar.

Sara i kërkon Bardhit publikisht… një propozim për

Apo pasi të lindë vajza, Bardhi ka menduar, me siguri, edhe një surprizë më të madhe për dy dashuritë e tij të mëdha?

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →