Marrëdhënia që ka nisur mes Bardhit dhe Sarën brenda shtëpisë së Big Brother VIP nuk po shkon siç duhet.
Pas debateve në Prime, Sara dhe Bardhi kanë diskutuar për problematikat që ata kanë, ndërsa në një moment modelja i ka thënë se “nuk dua të vazhdojmë më”.
Sara Gjordeni është i është drejtuar Bardhit duke i thënë se “heziton dhe se shpesh herë e kritikon” për debatet që ajo ka pasur me Ilnisën.
Bardhi nga ana e tij respektoi qëndrimin e Sarës, por i tha se mos ta akuzojë dhe se kur të dalin jashtë do ta kuptojë se ai ka pasur të drejtë.
Diskutimet mes Bardhit dhe Sarës:
Sara: Ti për mua heziton, të kam vënë re që heziton, përveç heziton, edhe ti më kritikon mua për gjithçka. Flet shumë bën shumë. Kështu jam mo vëlla
Bardhi: Të kam thënë unë që nuk të dua kështu si je?
Sara: Jo nuk ma ke thënë
Bardhi: Ta kam thënë që mua më pëlqen
Sara: Nuk më ke thënë që të ndaloj, nuk më ke thënë ndonjëherë
Bardhi: Edhe kam faj unë nëse ti flet shumë dhe del keq
Sara: Para 15 minutash më the ta kam thënë unë, ta ka thënë Juli. Tani ma ke thënë apo jo?
Bardhi: Ta kam thënë gjithë kohës, edhe këtë javë të kam lënë me e pa që je gabim. Mos u ngut, mos u nxito…Unë ty nuk po të kuptoj, ti mua spo më kupton. Kur të dalim jashtë i sheh të gjitha
Sara: Çfarë do të thotë kjo?
Bardhi: Që je nxitua me mua për këto që thua tani.
Sara: Jo nuk jam nxituar, këto janë ndjesitë e mia.
Bardhi: Unë i respektoj maksimalisht
Sara: Ndjesitë e mia prej ditësh që nga muhabeti me Ilnisën deri më sot janë po të njëjta. I dashur djali ti heziton
Bardhi: Mirë, më fal
Sara: Jo nuk është për më fal, kështu je ti. Nuk dua të të ndryshoj. Po dal keq që po të flas mos hezito, nuk dua ta bëj më këtë gjë.
Bardhi: Dil te përfundimi, çfarë do. Ti heziton, nuk do ndryshosh dhe mua nuk më pëlqen kjo te ti dhe….?
Sara: Dhe mua kjo gjë po më ndikon këtu dhe nuk dua ta vazhdoj më
Bardhi: Kë?
Sara: Këtë gjë! Është shumë e thjeshtë. Nëse është e shkruar të vazhdojë jashtë
Bardhi: E the këtë?
Sara: Po, nëse është e shkruar të vazhdojë jashtë. Këtu brenda përveçse po më bën të ndihem keq…kam konflikte për ty gjithë kohës.
Bardhi: E ke seriozisht ti këtë?
Sara: Po, pse po e vë në pikëpyetje. Nuk dua ta vazhdoj, po më jep ndjesi të këqija
Bardhi: Nëse nuk po të pëlqej si person, nëse të dukem person hezitues si këtu e jashtë ta pranoj. Për gjë tjetër mos diskuto. Nëse nuk do të vazhdosh të jap dorën të respektoj
Sara: Ok
Bardhi: Mos më akuzo
Sara: Ato janë bindjet e mia
Bardhi: Bindjet e tua mendoi mirë
Sara: Me kë po flet kështu?
Bardhi: Me ty! Unë nuk po të them që më duaj me zor. Nuk po të them pëlqeji defektet e mia
Sara: Në asnjë moment nuk po them këtë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co