Sara Gjordeni ka dhënë një intervistë për podkastin “Me Kast” nga Megi Pojani ku ka folur më shumë për marrëdhënien me Bardhin, si dhe takimin me familjarët e tij.
Ajo është ndalur edhe te marrëdhënia e saj dhe Bardhit me menaxherin e këtij të fundit.
“Unë e dija që Bardhi do të dilte atë ditë, e dija edhe për nënën, por mënyra si Bardhi u nxor nga formati për mua ishte pak traumatike.”
Ajo shtoi se statuset e bëra nga Jetmir Agaj e kishin shqetësuar.
“Statuset e menaxherit të tij na kanë shqetësuar vazhdimisht. Ka qenë një postim që thoshte: Ti Bardhin nuk ke për ta parë më kur të dalësh, vetëm do i dëgjosh këngët dhe do qash. Dhe normalisht unë nuk mund të kem marrëdhënie të mirë me dikë i cili është shprehur ashtu pa më njohur.”
Sa i përket marrëdhënies së Bardhit me menaxherin, Sara thekson se ata nuk kanë më kontakt dhe se Bardhi nuk ka akses në instagramin e tij, prandaj nuk e ka follow.
“Nuk kanë kontakt. Mendoj që Bardhi ka patur mjaftueshëm arsye, pa ndikimin tim fare, për të arritur në konkluzionet e veta.”
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co