Sport

Sarandë, ndërron jetë në fushë ish-lojtari veteran Fredi Mërkuri

sarande nderron jete ne fushe ish lojtari veteran fredi merkuri
sarande nderron jete ne fushe ish lojtari veteran fredi merkuri

Ish-portieri i njohur, Fredi Mërkuri ndërroi jetë ditën e sotme. 62-vjeçari, pësoi kolaps në fushë, gjatë një ndeshje miqësore ndërmjet lojtarëve të viteve 80-90, sfidë kjo mes skuadrës veterane nga Greqia dhe organizatorëve të Butrintit.

Më saktësisht, në 5 minutat e fundit të ndeshjes, Mërkuri ra në tokë, pasi nuk u ndje mirë.  Pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmës së shpejtë, “ikona” e njohur nuk ia doli dot të mbijetojë. Sipas informacioneve, dyshimet kanë të bëjnë me infarkt. Ai do mbahet mend për kontributin e dhënë për klubin e Butrintit të Sarandës.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts