Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Turqinë javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin Recep Tayyip Erdogan, me të cilin do të diskutojë për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe emigracionin.
Burime nga zyra e kancelarit kanë bërë të ditur se takimi do të mbahet më datë 19 tetor dhe pas bisedimeve kokë më kokë mes dy liderëve do të ketë edhe një konferencë shtypi.
Lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet ekonomike dypalëshe do të jenë gjithashtu në agjendë.
Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë janë cenuar ndjeshëm në vitet e fundit, me Berlinin që ka ngritur zërin ndaj rritjes së autoritarizmit në Ankara.
Ndërkohë, në vizitën që Erdogan kreu në Gjermani vitin e kaluar u përplas me Scholz për konfliktin Izrael-Hamas.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co