Sera me qindra bimë narkotike, policia operacion në pyjet e Gramshit. Tre të arrestuar dhe dy në kërkim (emrat)

sera me qindra bime narkotike policia operacion ne pyjet e gramshit tre te arrestuar dhe dy ne kerkim emrat
sera me qindra bime narkotike policia operacion ne pyjet e gramshit tre te arrestuar dhe dy ne kerkim emrat

Qindra fidanë bimë narkotike u zbuluan dhe u asgjësuan nga policia në një zonë pyjore të Gramshit. Një operacion i koduar “Katerlisi”, përfundoi me arrestimin e tre personave, përkatësisht Sokol Beshiri, Vullnet Myrteli dhe Lorjan Goga. Këta shtetas në pyllin e fshatit Katerlis kishin ngritur disa sera për kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi:

Gramsh/Finalizohet pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar i koduar “Katerlisi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në fazë fillestare.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Gramsh në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Gjatë finalizimit të operacionit është bashkëpunuar dhe me Komisariatin e Policisë Kuçovë.

Kishin përshtatur 3 ambiente si sera, në pyllin e fshatit Katerlis, në të cilat kishin kultivuar 792 fidanë narkotikë, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre u kapën në flagrancë në njërën nga serat).

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, kryeplaku i fshatit Katerlis dhe inxhinieri i mjedisit.

Asgjësohen 792 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Në zbatim të planit të posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kutivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, bazuar në informacionet e siguruara se në territorin e fshatit Katerlis, njësia administrative Tunje, Gramsh, në një zonë të pyllëzuar, ishin kultivuar fidanë narkotikë, referuan materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal.

Në kuadër të këtij procedimi, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë, është zhvilluar operacioni policor i koduar “Katerlisi”.

Gjatë operacionit, në fshatin Katerlis, njësia administrative Tunje, Gramsh, në masivin pyjor, u zbuluan 3 ambiente të përshtatura si sera, në të cilat u gjetën të kultivuar 792 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Gjithashtu, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve:

-S. B., 28 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-V. M., 56 vjeç, banues në Dimal për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-L. G., 30 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shtetasit S. B. dhe V. M. janë kapur në flagrancë në njërën nga serat, ndërsa shtetasi L. G. është kapur në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kuçovë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve G. G., 43 vjeç dhe I. Z., 47 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Me tej, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Xh. M., 32 vjeç, me detyrë inxhinier mjedisi dhe S. Ll., 61 vjeç, kryeplaku i fshatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →