Kosova

“Serbia kërkon tensione”, Albin Kurti: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të zv. drejtorit të Policisë 

serbia kerkon tensione albin kurti kerkojme lirimin e menjehershem dhe te pakusht te zv drejtorit te policise
serbia kerkon tensione albin kurti kerkojme lirimin e menjehershem dhe te pakusht te zv drejtorit te policise

Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se Serbia po kërkon tensione sepse nuk i intereson normaliteti.

Ai kërkoi lirimin e zv. drejtorit të Policisë Dejan Jankoviç, lirim për të cilin tha se e kërkon pa kushte dhe në mënyrë të menjëhershme.

“Serbia kërkon tensione sepse nuk i konvenon normaliteti. Normaliteti nënkupton paqe, siguri e qetësi në rajon. Sa më shumë që ka paqe, siguri e qetësi në rajon aq më e parëndësishme bëhet Serbia andaj vepron gjithnjë në drejtim të kundërt. E teksa pas mbi 20 orësh maltretimi e ndalimi shumica dërrmuese e qytetarëve vazhduan rrugëtimin e tyre, dje pesë qytetarë të Republikës, pjesëtarë të Policisë së Kosovës u mbajtën edhe më tej, prej tyre katër nga komuniteti serb dhe 1 shqiptar. Gjatë mbledhjes së Qeverisë u informuam për lirimin e katër policëve por jo edhe të zv/drejtorit Jankoviç, pra në mesin e atyre që janë mbajtur qysh herët dhe vazhdojnë të mbahen edhe tani është edhe zv/drejtori i Policisë Dejan Jankoviq. Ai sot do duhej të ishte në ceremoninë e diplomimit të kadetëve policorë, ai e meritonte të ishte sot në ceremoni si zv/drejtor për burime njerëzore, ai është angazhuar drejtpërdrejt për përgatitjen e kësaj gjenerate të 59’të të policisë së Kosovës, që në mesin e saj ka edhe 37 policë nga komuniteti serb. Kërkoj lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Jankoviqit ”, tha Kurti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts