Kosova

“Serbia po hakmerret!”- Bllokimi i mbi 300 qytetarëve kosovarë në kufi me Kroacinë, reagon Kurti: Janë lënë pa ushqim edhe fëmijët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi mbi 300 qytetarë kosovarë janë bllokuar nga Serbia në kufi me Kroacinë.

Në një reagim në “X”, Kurti shprehet se Serbia po hakmerret një ditë pasi Asambleja Parlamentare votoi pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Kreu i qeverisë së Kosovës shprehet se mes të bllokuarve në kufi janë edhe fëmijë, të cilët janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi.

“Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, e ka cilësuar Kurti një akt të tillë nga pala serbe.

“Një ditë më pas Asambleja Parlamentare votuan pro anëtarësimit të Kosovës në KiE , Serbia hakmerret kundër civilëve. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë—përfshirë fëmijët—janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”, shkruan Kurti.

The post “Serbia po hakmerret!”- Bllokimi i mbi 300 qytetarëve kosovarë në kufi me Kroacinë, reagon Kurti: Janë lënë pa ushqim edhe fëmijët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Similar Posts