Sezon i ri, por problematika të vjetra. Juventusi vijon të ketë kundër VAR-in. Pozicione të vlerësuara deri në mikron dhe gjithmonë me bardhezinjtë që u hiqet një gol.
Të hënën e kaluar kundër Komos ndodhi sërish. Në minutën e 47-të Vlahoviç goditi me kokë pas një asisti të Kabal dhe shënoi, por gëzimi i serbit u shua pas ndërhyrjes së VAR-it. Sipas arbitrit goli u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje në fillim të manovrës nga Kambiazo, pavarësisht se kishin kaluar 12 prekje dhe 6 pasime mes pasimit për anësorin dhe golit. Duke qenë se është i njëjti aksion për këtë arsye është e drejtë t’i largohet goli qendërsulmuesit serb.
Por referimi ka qenë një tjetër lojtar i Komos dhe jo i fundit i rreshtimit siç dëshmohet në imazhet e publikuar edhe nga “SKY”. Imazhet flasin qartë dhe goli i “Zonjës” u hoq pa të drejtë. Sidoqoftë, djemtë e Motës fituan bindshëm dhe ky rast kaloi pa polemikat që do ta kishin shoqëruar nëse do të kishte rezultuar vendimtar.
VAR-i KUNDËR – Sidoqoftë, nuk është hera e parë. Shifrat nuk gënjejnë, dhe Juventusit është ekipi me më pak ndërhyrje VAR-i në favor nga të gjithë dhe me më shumë kundër. Me diferencë të frikshme. Gola milimetrikë të hequr sa të gjitha ekipeve të tjera bashkë. Statistikat e gjashtë sezoneve të fundit janë të disponueshme dhe tregojnë për plot 41 rast kur Juvja është penalizuar nga një reagim teknologjik. Menjëherë pas ish-ekipit të Alegrit, janë kuqezinjtë e Milanit me 32 situata kundër. Ndër “Big”-ët e Serisë A, vetëm Interi (25) dhe Napoli (22) janë penalizuar më pak. Edhe situatat me VAR në favor shohin Napolin në vend të parë. Ishkampionët e Italisë ndiqen nga Lacio dhe dy milanezët, që mes tyre kanë vetëm një episod diferencë. Por, teksa të gjitha skuadrat e mëdha kanë një diferencë pozitive me teknologjinë, Juventusi është minus 18, shifër që mund t’i shtojmë episodin e së shtunës.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co