Sport

Sfida speciale ndaj Barcelonës, Mbappe: Jam gati, ky është momenti i lojtarëve të mëdhenj

sfida speciale ndaj barcelones mbappe jam gati ky eshte momenti i lojtareve te medhenj
sfida speciale ndaj barcelones mbappe jam gati ky eshte momenti i lojtareve te medhenj

Ndeshja mes PSG dhe Barcelonës, e programuar për në mesjavë dhe e vlefshme për Champions League po pritet me padurim nga të dyja kampet. Një ndeshje speciale për Kylian Mbappe, sulmuesin e kampionëve të Francës, i cili që nga sezoni i ardhshëm do përballet më shpesh me katalanasit, pasi me gjasë do veshë fanellën e Realit.

“Është momenti i lojtarëve të mëdhenj, jam gati dhe shumë i përgatitur. Si gjithnjë do të jem aty dhe nuk do të fshihem. Çdo vit kjo fazë e sezonit shërben për të “zgjuar” skuadrën. Në fund të prillit do të kuptojmë nëse është një sezon negativ apo pozitiv. Jam i sigurt se skuadra do të japë gjithçka, pastaj rezultati është në dorën e Zotit”, u shpreh Mbappe.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts