Sport

Sfidat me Finlandën & Zvicrën / Shqipëria U-21 nis përgatitjet, lista pëson ndryshim. Vjen Janaqi në vend të Civesë

sfidat me finlanden zvicren shqiperia u 21 nis pergatitjet lista peson ndryshim vjen janaqi ne vend te civese
sfidat me finlanden zvicren shqiperia u 21 nis pergatitjet lista peson ndryshim vjen janaqi ne vend te civese

Kombëtarja U-21 ka nisur sot përgatitjet në kuadër të dy sfidat kualifikuese të EURO 2025, ndaj Finlandës (22 mars, ora 17:00) dhe Zvicrës (26 mars, ora 17:00).

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori i Saarbrucken, Tim Civeja, do të mungojë për shkak të një dëmtimi dhe e ka të pamundur të jetë pjesë e skuadrës kuqezi. Për këtë arsye stafi i Kombëtares U-21 ka vendosur të thërras mesfushorin e Skënderbeut, Dejvid Janaqi.

Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, grupi është i plotë dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe pasditen e sotme Kombëtarja U-21 ka kryer seancën e parë stërvitore.

Ndeshjen e parë Shqipëria U-21 do ta luajë ndaj Finlandës U-21 më datë 22 mars në stadiumin “Air Albania”, në ora 17:00.

Edhe ndeshja e dytë ndaj Zvicrës U-21 do të zhvillohet në “Air Albania”, më datë 26 mars në ora 17:00. Hyrja në stadium do të jetë falas dhe të gjithë tifozët mund të vijnë të mbështesin Kombëtaren U-21.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts