Shakira bëri një paraqitje surprizë në Coachella 2024, duke befasuar vizitorët në festivalin muzikor.
Ylli kolumbian bëri një paraqitje gjatë setit të DJ Bizarrap për të performuar këngën e tyre të re, ‘La Fuerte’. Gjatë performancës së saj, sfondi mahnitës në skenën e Saharasë ndryshoi duke lexuar “Shakira, Las Mujeres Ya No Lloran World Tour”.
Shakira deklaroi për herë të parë se: “Më në fund do të mbajë një turne. Ne fillojmë koncertet në nëntor në këtë qytet, dhe unë mezi po pres. Nuk mund të kërkoja më shumë”, tha këngëtarja e njohur, sipas Sky News.
Në lidhje me këtë ajo ka bërë edhe një postim në Instagramin e saj, me një foto që ka postuar nga festivali. “Mezi pres të rikthehem në skenë, të argëtohemi dhe të festojmë”, ka shkruar ndër të tjera ajo. Turneu i fundit i Shakirës ishte në vitin 2018, pas publikimit të albumit të saj ‘El Dorado’.
E ftuar në emisionin e Jimmy Fallon, këngëtarja hodhi “kunja” ndaj ish-partnerit të saj, Gerard Pique .
Shakira blames former ‘husband’ Gerard Piqué for ‘dragging’ her down while promoting new album https://t.co/w7xO4jr745
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) March 26, 2024
Kur prezantuesi e pyeti se pse iu deshën më shumë se 7 vjet që ajo të publikonte një album të ri, ajo u përgjigj se “burri” ishte përgjegjës.
“Po nxirrja këngë aty-këtu, por ishte shumë e vështirë për mua të ndërtoja një pjesë të punës. Ishte për shkak të burrit. Tani nuk kam burrë. Ai po më tërhiqte poshtë. Tani jam e lirë. Tani mund të punoj vërtet”, është përgjigjur më konkretisht Shakira.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co