Shakira fotografohet me një mashkull të panjohur pavarësisht deklaratave se nuk është në kërkim të një romance të re

shakira fotografohet me nje mashkull te panjohur pavaresisht deklaratave se nuk eshte ne kerkim te nje romance te re
shakira fotografohet me nje mashkull te panjohur pavaresisht deklaratave se nuk eshte ne kerkim te nje romance te re

Shakira u pa për darkë me një burrë të panjohur në Miami javën e kaluar. Ndonëse së fundmi këngëtarja ka deklaruar se për momentin nuk i intereson një takim, duket se pikërisht ky mashkull i ka ndryshuar mendjen.

Fotot e marra nga PageSix tregojnë yllin kolumbian duke shijuar darkën me burrin misterioz, ndërsa bisedon në Lido Bayside në Standard Spa.

Për momentin nuk dihet identiteti i burrit, pasi ai ishte ulur me shpinë nga kamera, por flokët e tij të thinjura dëshmojnë se ai nuk është shumë i ri.

Në foto, Shakira duket se po kalon shumë mirë me të teksa buzëqesh gjatë gjithë kohës. Mirëpo, nuk dihet se çfarë marrëdhënie kanë ata.

Së fundmi këngëtarja ka deklaruar se nuk është e interesuar të takohet me asnjë mashkull, pavarësisht se kanë kaluar dy vite nga ndarja e saj nga partneri shumëvjeçar dhe babai i dy djemve të saj Gerard Pique.

“Unë nuk mendoj për një lidhje romantike për momentin,” i tha ajo Rolling Stone. “Nuk ka hapësirë për një burrë tani në jetën time?”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →