Gjiganti i shpërndarjes ”Amazon” ka njoftuar shkurtime të vendeve të punës që do të prekin qindra punonjës, shkruan BBC.
Shërbimet e Uebit të Amazon (AWS) po rriten dhe tani përbëjnë 14% të të ardhurave totale të ”Amazon”, sipas raportit të fundit financiar.
Kompania tha se shkurtimet e fundit të vendeve të punës ndikojnë në disa qindra role në shitjet, marketingun dhe shërbimet globale.
“Këto vendime janë të vështira, por të nevojshme pasi ne vazhdojmë të investojmë, punësojmë dhe optimizojmë burimet për të ofruar risi te klientët tanë”, tha një zëdhënës i AWS.
Kompania tha gjithashtu se do të “vazhdojë të punësojë dhe rritet, veçanërisht në fushat kryesore të biznesit’’ duke shtuar se ‘’ka mijëra vende pune dhe po punon për të gjetur mundësi të brendshme për punonjësit, rolet e të cilëve preken’’.
”Amazon” tha se shkurtimet do të ndikojnë në operacionet e saj në mbarë botën, megjithëse shumica e roleve të AWS janë në qytetin e saj të lindjes, Siatëll.
Kompania tha se punonjësit me bazë në SHBA do të marrin paga dhe përfitime për të paktën 60 ditë, ndihmë në gjetjen e një pune tjetër dhe akses në përfitimet shëndetësore.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co