SHBA i dhuron AMP-së një Sistem të Menaxhimit të Çështjeve me vlerë 1.2 milionë dollarë, Ambasada Amerikane: Moment historik në transparencë dhe llogaridhënie

shba i dhuron amp se nje sistem te menaxhimit te ceshtjeve me vlere 1 2 milione dollare ambasada amerikane moment historik ne transparence dhe llogaridhenie





































Këtë javë, përfaqësues të Ambasadës së SHBA nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe Programi Ndërkombëtar i Departamentit të Drejtësisë i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) iu bashkuan Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (POA) Florian Sulejmani për dhurimin dhe dorëzimin si ndihmë teknike të një Sistemi të Menaxhimit të Çështjeve (CMS) tek AMP.

462620485_964351065720051_3606655739588593191_n

Ambasada Amerikane, thotë se që nga viti 2020, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë teknike, trajnime dhe mentorim për AMP në mbështetje të misionit për të çuar përpara mbikëqyrjen policore, llogaridhënien dhe sundimin e ligjit.

“Ceremonia theksoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA përmes dhurimit të pajisjeve teknike, softuerit dhe bazës së të dhënave për të rritur efikasitetin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në menaxhimin e hetimeve, inspektimeve dhe ankesave publike.

Dokumentet zyrtare u nënshkruan për të përfunduar transferimin 1.2 milion dollarësh të Sistemit të Menaxhimit të Çështjeve të AMP, duke shënuar një moment historik në transparencë dhe llogaridhënie.

Drejtori i AMP Sulejmani njohu mbështetjen e ICITAP dhe INL për hetimet, inspektimet, verifikimin dhe programet e komunikimit të AMP në ndërtimin e besimit institucional dhe publik drejt integrimit në BE”, shkruan ambasada.

462509478_964351072386717_1166342246102289366_n 462747818_964351069053384_8315983855787115391_n

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →