“SHBA-ja drejtohet nga zonja pa fëmijë”, Jennifer Aniston kritikon kandidatin për zëvendëspresident

shba ja drejtohet nga zonja pa femije jennifer aniston kritikon kandidatin per zevendespresident
shba ja drejtohet nga zonja pa femije jennifer aniston kritikon kandidatin per zevendespresident

Jennifer Aniston ka kritikuar kandidatin për zëvendëspresident të Donald Trump, JD Vance, për komentet që ai bëri duke i quajtur demokratët një “grumbull zonjash pa fëmijë dhe me jetë të mjerueshme”.

Aktorja e Friends, postoi një intervistë të Vance, e cila është shpërndarë gjerësisht që nga përzgjedhja e tij si kandidati i Trump për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. “Me të vërtetë nuk mund ta besoj se kjo vjen nga një zëvendëspresident i mundshëm i Shteteve të Bashkuara”, shkroi ajo në Instagram. “Gjithçka që mund të them është… Zoti Vance, lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijët e saj një ditë. Shpresoj se ajo nuk do të ketë nevojë t’i drejtohet IVF-së si një opsion i dytë. Sepse ti po përpiqesh t’ia heqësh edhe atë asaj”, shkroi Aniston.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →