SHBA, Michael Jackson kishte 500 milionë dollarë borxh kur vdiq

shba michael jackson kishte 500 milione dollare borxh kur vdiq
shba michael jackson kishte 500 milione dollare borxh kur vdiq

SHBA

Michael Jackson kishte më shumë se 500 milionë dollarë borxh kur vdiq në vitin 2009, sipas një dosjeje gjyqësore të the “Guardian”.

Dokumentet, të kërkuara nga ekzekutorët e pasurisë së tij, zbulojnë në detaje se sa e vështirë ishte artisti 13-herë fitues i Grammy (Oscarët e muzikës).

Bllokimi i madh financiar në të cilin u gjend “Mbreti i Pop-it”, përshkruhet në një peticion të depozituar në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit.

“Në kohën e vdekjes së Michael Jackson, asetet e tij kryesore ishin subjekt i më shumë se 500 milionë dollarë borxh dhe pretendime nga kreditorët, me një pjesë të borxhit të grumbulluar me interesa me norma jashtëzakonisht të larta dhe një pjesë të borxhit ishte në mospagim”, thuhet në deklaratë.

Para vdekjes së tij, Jackson ishte gati të niste “This Is It”, një turne kolosal prej 50 datash që supozohej të fillonte në Londër. Me anulimin e turneut, u grumbulluan borxhet ndaj Aeg, agjencisë promovuese, për më tepër ylli merrej me veprime të ndryshme ligjore si në SHBA ashtu edhe jashtë saj.

Përfituesit e testamentit
Aktualisht përfituesit e tij janë nëna Katherine dhe fëmijët e tij Prince, Paris dhe Blanket, por ekzekutorët pretendojnë se nuk ka pasur shpërndarje financiare për ta për shkak të problemeve me taksat amerikane.
Gjatë karrierës së tij, Jackson shiti mbi 400 milionë disqe. Në vitin 1997 ai u fut në Sallën e Famës së Rock and Roll si anëtar i Jackson 5 dhe në 2001 si një artist i vetëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →