Një burrë ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas shembjes së një miniere ari në Australi.
Dyshja u goditën nga rënia e shkëmbinjve 500 metra nën tokë në vendin e quajtur Ballarat, afër Melburnit, të mërkurën pasdite me orën lokale. 29 minatorë të tjerë u strehuan në një “strehë sigurie” aty pranë dhe i plagosuri u evakuua pothuajse katër orë më vonë.
Një sindikatë ka kritikuar ashpër incidentin, i cili do të hetohet nga një rregullator i vendit të punës.
Trupi i një 37-vjeçari u gjet në vendin e ngjarjes – rreth 3 km nga hyrja e minierës – herët në mëngjesin e së enjtes.
Kolegu i tij i plagosur, 21 vjeç, ishte stabilizuar nga mjekët dhe ishte zhvendosur nga miniera një natë më parë, thanë autoritetet. Burri pësoi lëndime në pjesën e poshtme të trupit dhe mbeti në spital të enjten, sipas Policisë së Victorias.
Pronari i minierës, Victory Minerals, tha në një deklaratë se ishte shumë i pikëlluar që konfirmoi vdekjen e minatorit.
Sindikata e Minatorëve tha se teknika që solli vdekjen – e cila përfshin përdorimin e një shpimi dore për të shkatërruar një shkëmb – ishte hequr gradualisht në disa miniera, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
“Kjo vdekje mund të ishte shmangur”, tha sekretari i degës Ronnie Hayden për ABC. “Ne sigurisht që do të prisnim që ligjet tona për vrasjen nga pakujdesia të hynin në fuqi për shkak të kësaj”, shtoi ai. Kryeministrja e Viktorias, Jacinta Allen tha se ajo “po mendonte për çdo punëtor dhe çdo familje” të prekur nga aksidenti.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co