Leon Bailey, ylli i Aston Villës nuk është aspak i kënaqur me mënyrën sesi funksionojnë gjërat në kombëtaren e Xhamajkës. Sulmuesi, i cili foli në podkastin “Të jemi të sinqertë”, tregoi detaje nga përvoja e tij në përfaqësuese.
“Të luash për kombëtaren e Xhamajkës nuk është aspak profesionale. Nuk më kujtohet hera e fundit kur kam marrë një dollar nga kombëtarja e Xhamajkës. Kur them joprofesionale, dua të them kur je aty nuk ke asnjë pajisje të duhur sportive. Shkon atje, futesh në qendrën sportive dhe maksimumi të japin një bluzë. Ndonjëherë detyrohesh të veshësh edhe bluzë femrash. Është qesharake” -Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co