Një ilustrim origjinal me bojëra uji është bërë artikulli më i vlefshëm i Harry Potter i shitur ndonjëherë, shkruan BBC.
Vepra u shit në ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 1,9 milionë dollarë.
Vepra artistike për edicionin e parë të “Harry Potter dhe Guri i Magjistarit” të JK Rowling është shitur për më shumë se trefishin e çmimit të pritur.
Ajo u hodh në ankand për herë të parë në vitin 2001, përpara se të përfundonte seria e librave, për 85 750 sterlina.
“Ky është me të vërtetë vizualizimi i parë i Harry-t dhe Botës së Magjistarëve”, tha Kalika Sands nga shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s”.
Vepra e artit pritej të shitej nga 400 000 deri në 600 000 dollarë, që sipas ”Sotheby’s” ishte vlerësimi më i lartë i parashitjes për një vepër të lidhur me Harry Potter.
Të mërkurën, u deshën gati 10 minuta për të përfunduar oferta.
Identiteti i blerësit nuk u zbulua.
Artisti Thomas Taylor, ishte vetëm 23 vjeç në vitin 1997 kur krijoi imazhin ikonik të Harry Potter-it që qëndronte përballë ”Hogwarts Express”, trenit që do ta çonte magjistarin e ri me syze në botën e magjistarëve.
Taylor, i cili u rrit në Uells, ishte një nga njerëzit e parë që lexoi dorëshkrimin e librit origjinal të Harry Potter, i cili shiti miliona kopje dhe krijoi një ekskluzivitet fitimprurës që përfshinte filma dhe parqe tematike.
Ai shkroi në faqen e tij të internetit se po punonte në një librari për fëmijë në Kembrixh në vitin 1996, kur u frymëzua t’u dërgonte shembuj të veprave të tij artistike botuesve, përfshirë Bloomsbury, të cilët më pas ia besuan punën e Potterit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co