Sport

Shkëlequ në Europian, skuadra kampione në gjurmët e yllit të Spanjës, operacion 60 milionë euro

shkelequ ne europian skuadra kampione ne gjurmet e yllit te spanjes operacion 60 milione euro
shkelequ ne europian skuadra kampione ne gjurmet e yllit te spanjes operacion 60 milione euro

Dani Olmo ishte një nga më të mirët e Europianit. Mesfushori spanjoll dhuroi spektakël në Euro 2024, teksa ka realizuar 3 gola. Olmo pëlqehet nga disa skuadra, sakaq mediat sot shkruajnë për interesim serioz të një skuadre kampione. Manchester City dëshiron të nënshkruajë me 26 vjeçarin, transferim ky që po kërkohet me ngulm nga tekniku Pep Guardiola.

Kosto e operacionit mund të shkojë deri në 60 milionë euro, kjo shifër përshtatet shumë me atë që pretendon Leipzig. Olmo luan prej disa sezonesh në Bundesligë, me herët është impenjuar me Dinamo Zagreb.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts