Bota

Shpërndarja e ndihmave në Gaza, disa parashuta dështojnë të hapen teksa hidhen nga avioni

shperndarja e ndihmave ne gaza disa parashuta deshtojne te hapen teksa hidhen nga avioni
shperndarja e ndihmave ne gaza disa parashuta deshtojne te hapen teksa hidhen nga avioni

Një incident ka ndodhur gjatë hedhjes së ndihmave nga ajri në Gaza, pasi disa parashuta nuk janë hapur, teksa u shkëputën nga avionët. Nuk dihet ende se cilit vend i përkasin avionët.

Pesë palestinezë u vranë dhe disa u plagosën kur kutitë e ndihmave humanitare të hedhura nga avionët ranë mbi ta gabimisht në veriperëndim të Gazës të premten, tha zëdhënësi i Shërbimit të Emergjencave Civile në Gaza.
SHBA tha të shtunën se është në dijeni për viktimat për shkak të hedhjes gabimisht të ndihmave por nuk është rezultat i avionëve të SHBA-së.

[embedded content]

Hedhja e ndihmave nga ajri dihet se është e rrezikshme dhe vështira për t’i hedhur në vendin e përcaktuar dhe Komisioni Evropian tha të premten se shpresonte që një korridor i ndihmës detare të mund të fillonte të funksiononte midis Qipros dhe Gazës këtë fundjavë. Biden tha gjatë një fjalimi të enjten u shpreh se ushtria amerikane do të drejtonte një mision urgjent për të ndërtuar një port të përkohshëm në Mesdhe në bregdetin e Gazës, ku mund të ankorohen anije të mëdha që transportojnë ushqim, ujë, ilaçe dhe tenda për strehim të përkohshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts