Gazetari dhe prezantuesi Meriton Mjekiqi, i cili famën e madhe e mori edhe pas shkuarjes në finale të Big Brother VIP Albania 3, është shfaqur i lumtur sot bashkë me djalin e tij, Luarin
Mjekiqi ka postuar një set të fotografive që ai i ka bërë gjatë ditëlindjes së këtij të fundit.
Kujtojmë se Meritoni kishte rrëfyer në Big Brother VIP se nuk e kishte parë djalin për disa kohë dhe se ai vuan nga autizmi.
Kjo kishte ndodhur, edhe për shkak të problemeve që kishte me ish partneren e tij, Egesta me të cilën ndan edhe djalin e tij të vogël.
“Shpirt i babit, Loar! Gëzuar ditëlindjen, dritë e diellit dhe e syve të mij. Mos harro kurrë që babi të do!❤️👑”, ka shkruar poshtë fotografive që ka postuar Meritoni në Instagram.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co