Sport

Shqipëria vijon përgatitjet anti-Kroaci, Sejatllari: Atmosferë pozitive, situata e Jasir Asanit

shqiperia vijon pergatitjet anti kroaci sejatllari atmosfere pozitive situata e jasir asanit
shqiperia vijon pergatitjet anti kroaci sejatllari atmosfere pozitive situata e jasir asanit

Shqipëria po përgatitet për ndeshjen ndaj Kroacisë, takim ky i vlefshëm për Europianin. I dërguari i News 24 në Gjermani, Kristi Sejatllari, bën me dije se atmosfera është e mirë tek kuqezinjtë dhe se Jasir Asani do jetë gati, duke lënë mbrapa kështu problemin e fundit fizik.

“Entuziazmi nuk është i njëjtë. Skuadra do stërvitet e plotë, nuk është se ka ndonjë shqetësim. Le të themi, atmosfera është e mirë, është harruar humbja me Italinë.

Sylvinho është në merak. Dje ka patur një takim me të gjithë familjarët, fokusi është te ndeshja e radhës. Këtu në qendër stërvitore është bërë një shtet-rrethim.

Asani- Në bazë të informacioneve që mora, ka një shqetësim të lehtë por besoj se do të jetë i disponueshëm.

Mund të ketë një ose dy ndryshime në formacion” –tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts