‘Shtëpia e Barit’ në magazinat shtetërore, kush është ish-deputeti që sinjalizoi policinë?

shtepia e barit ne magazinat shteterore kush eshte ish deputeti qe sinjalizoi policine





































Policia ka zbuluar një shtëpi bari, që ishte e vendosur në katin e dytë të një magazine shtetërore e ndërtuar në kohën e komunizmit.

magazina

Por sipas gazetarit, Igli Çelmeta informacioni për këtë magazinë ku kultivohej droga është dhënë nga ish deputeti Halit Valteri.

Ky i fundit pak kohë më parë është punësuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe kjo godinë është nën zotërim të këtij institucionit.

Mësohet se Valteri ka shkuar për inspektim te godinat dhe ka lajmëruar kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Drejtori Proda ka nisur për verifikim komisariatin nr. 2 që kanë zbuluar më pas magazinën ku kultivohej kanabis me llamba.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →