“Shteti është bërë palë me mafien”- Dash Shehi: Nëse shteti bëhet nga droga, pse nuk u bë Afganistani dhe Meksika? Ajo pak rini që punonte tokën, i hyri kanabisit

shteti eshte bere pale me mafien dash shehi nese shteti behet nga droga pse nuk u be afganistani dhe meksika ajo pak rini qe punonte token i hyri kanabisit
shteti eshte bere pale me mafien dash shehi nese shteti behet nga droga pse nuk u be afganistani dhe meksika ajo pak rini qe punonte token i hyri kanabisit

Politikani i njohur Dash Shehu i ftuar në “Open” në News 24, duke komentuar bashkëpunimin me Italinë kundër krimit, tha se ndryshe nga vendi fqinj ku shteti është i pasur, në Shqipëri shteti është bërë palë me mafien.

“Puna është dhe kjo është e keqja se këta janë prokurorë të lartë në Itali dhe krijojnë idenë se shqiptarët merren me krime. Duke eliminuar disa grupe kryesore, kështu pastrohet fytyra e Shqipërisë jo siç thotë Edi Rama që ta mbulojmë këtë punë siç u pastrua pjesërisht Italia prej vitit 1990 dhe që mori një hov tjetër. Italia e sotme është më e mirë dhe më e pasur në komunitetit ndërkombëtar. Këtë duhet ta bëjë edhe Shqipëria. Ne nuk kemi pasur kurajën ta bëjmë. Nga Italia sigurisht që vijnë edhe të korruptuar, por shumica kanë kontribuar pozitivisht. Nëse këtu nuk i përgjigjet policia dhe prokuroria. Nga 20 vjet, këtu lirohet për 2 vjet, vjen një moment që edhe ndërkombëtarët lodhen.

Nëse në Itali ka mafia, në Evropë ka më pak dhe shteti është në luftë dhe diku diku fiton mafia dhe shteti fiton më shumë, këtu te ne shteti është bërë palë me mafien. Nëse e pranon që mjafton të vijnë paret. Edhe në kafene thuhet se me drogë është bërë gjithë bota. Po të ishte bërë me drogë ishte bërë Afganistani që furnizon gjithë botën. Meqë ishte bërë Meksika. Çfarë bëri droga në 2014 e më tej? Bëri që edhe ajo pak rini fshati që i kishte hipur traktorit thanë mos o Zot kështu do punojmë tërë jetën duke mbjellë qepë dhe thanë të mbjellim këtë tjetrën, drogën dhe që nga ajo ditë nuk punohen as tokat. Droga prish tregun e punës se paguan më shumë. Sot një dyqan në Tiranë bën 2-3 milionë, para disa vitesh bënte 200-300 mijë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →