Sikur të mos mjaftonte periudha e keqe, Barcelona duhet të përballet edhe me dëmtimet e shumta. Në listën e lojtarëve të lënduar është shtuar një futbollist. Ferran Torres u detyrua të largohej nga fusha në minutën e shtatë, në ndeshjen e La Ligës kundër Osasuna.
Sulmuesi doli nga fusha i përlotur ndërsa ekzaminimet mjekësore në ditët në vijim do të zbardhin më shumë rreth shkallës së dëmtimit.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk kishte zgjidhje tjetër dhe zgjodhi të aktivizojë, Fermin Lopez. 23-vjeçari Torres ka luajtur 20 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 7 gola dhe ka asistuar 2 herë.
(J.S/BalkanWeb)
PĂ«r tâu bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do tâju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co