Shqiperia

Video/ Aksident në aksin rrugor Pogradec-Qafe Plloce, drejtuesi i motorit humb kontrollin, përplaset me makinën

video aksident ne aksin rrugor pogradec qafe plloce drejtuesi i motorit humb kontrollin perplaset me makinen
video aksident ne aksin rrugor pogradec qafe plloce drejtuesi i motorit humb kontrollin perplaset me makinen

Një aksident është regjistruar rreth orës 19:50 në aksin rrugor Pogradec-Qafe Plloce. Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një motomjet dhe një automjet.
Nga informacionet e para drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por nuk dihet saktësisht gjendja e tij.

Nga ana tjetër dyshohet se motomjeti ka goditur në pjesën e pasme automjetin dhe më pas ka humbur kontrollin.
Në vendngjarje ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

[embedded content]

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit ne afërsi të unazës. Një zonë kjo me fluks të shumtë të automjeteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts