Si u ndërtua piramida më e vjetër e Egjiptit? Shkencëtarët nxjerrin një teori të re

si u ndertua piramida me e vjeter e egjiptit shkencetaret nxjerrin nje teori te re
si u ndertua piramida me e vjeter e egjiptit shkencetaret nxjerrin nje teori te re

Për vite me radhë, egjiptologët kanë debatuar ashpër se si piramidat e Egjiptit të lashtë u ndërtuan më shumë se 4000 vjet më parë. Një ekip inxhinierësh dhe gjeologësh sollën së fundmi një teori të re dhe shpresojnë se mund të kenë zgjidhur misterin. Sipas tyre, një sistem hidraulik mund të ketë çuar gurët e rëndë në mes të strukturës së piramidës më të vjetër të Egjiptit, duke përdorur ujë.

Piramida e ndërtuar për Faraonin Djoser në shekullin e 27-të para Krishtit ishte struktura më e lartë në atë kohë, me një lartësi rreth 62 metra. Por se si u ngrit saktësisht monumenti, me një numër gurësh që peshojnë 300 kilogramë, ka mbetur një mister shekullor. Tani një ekip studiuesish francezë besojnë se mund të kenë gjetur se si u ndërtua piramida e madhe. Ekspertët panë peizazhin rreth piramidës, si dhe tunelet e brendësinë e strukturës dhe thonë se kanë gjetur prova që egjiptianët e lashtë mund të kenë përdorur një sistem me bazë ujin.

Ata sugjerojnë se një strukturë guri afër e quajtur Gisr el-Mudir, ishte projektuar për të marrë ujin nga zona përreth dhe për ta transportuar atë në piramidë. Më pas, brenda strukturës u përdor një sistem i cili ngrinte nivelin e ujit dhe kjo bënte të mundur të çonte gurët e rëndë përmes pjesës së brendshme të piramidës, atje ku ishin të nevojshëm.

Autorët vunë në dukje disa studime të mëparshme se shkretëtira e Saharasë kishte reshje më të rregullta shiu mijëra vjet më parë. Në vend të kësaj pamje sot, peizazhi i ngjante një savane dhe e pasur me bimë që mund të ketë pasur ujë të mjaftueshëm për të mbështetur një sistem të tillë “ashensori hidraulik”, mendojnë studiuesit.

Kjo nuk është hera e parë që burimet e ujit, e krysisht lumi Nil, është menduar se ka luajtur rol në ndërtimin e piramidave. Një studim i botuar më parë gjeti një degë të tharë të lumit dhe nxori teorinë se përroi ka të ngjarë të përdorej për të transportuar blloqe masive gëlqerore në vendet e ndërtimit të piramidave të shumta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →