Sinner shkruan historinë e tenisit, mposht Djokovic dhe kalon në finale të Australian Open (VIDEO)

sinner shkruan historine e tenisit mposht djokovic dhe kalon ne finale te australian open video

Jannik Sinner shkruan historinë e tenisit, është i pari italian që shkon në finale të Australian Open. Ky kualifikim rekord bëhet edhe më i rëndësishëm pasi e arriti përballë numrit një në botë, Novak Djokovoc. 22-vjeçari zhvilloi një sfidë fantastike duke mposhtur Djokovic 3-1 me sete: 6-1, 6-2, 6-7, 6-3.

Djokovic humbet për herë të parë në karrierë një gjysmëfinale në Melbourne, teksa kishte 33 ndeshje radhazi që nuk humbiste, me tenistin serb që e ka fituar 10 herë Australian Open.

Serbi, numri 1 në botë, fitoi me “tie break” vetëm setin e tretë, por më tej në fushë dominoi Sinner, ndjeshëm më superior, duke dominuar në fushë në tre setet e tjera. Italiani shkon në finalen, ku do të përballet me fituesin që do të dalë nga sfida mes Medvedev dhe Zverev.

[embedded content]

Te femrat, finalja do të diskutohet mes ruses Sabalenka dhe kinezes Zheng. Hera e parë që dy tenistet përballen në një finale grand slam, e cila do të zhvillohet të shtunën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →