Pronarët e kompanive të teknologjisë edhe këtë vit lanë gjurmë në listën e “Miliarderëve Botërorë” të publikuar nga revista “Forbes”.
Sipas listës së “Miliarderëve Botërorë”, Bernard Arnault, kryeshefi ekzekutiv i Holdingut francez, LVMH, i cili operon në shitjen e mallrave luksoze, kryesoi listën si personi më i pasur në botë për herë të dytë me një pasuri prej 233 miliardë dollarësh.
Ashtu si vitet e kaluara, edhe biznesmenët që operojnë në sektorin e teknologjisë arritën të zënë vend në listë. Elon Musk, pronar i kompanive të teknologjisë me famë botërore si Tesla, SpaceX, Neuralink dhe X (Twitter), doli i dyti në listë me një pasuri prej 195 miliardë dollarësh. Vitin e kaluar, Musk u rendit i dyti në listë me një pasuri prej 180 miliardë dollarësh.
Jeff Bezos, themeluesi i platformës së tregtisë elektronike Amazon, u rendit i treti.
Bezos, i cili u ngrit veçanërisht me fillimin e COVID-19, arriti të rrisë pasurinë e tij, e cila ishte 113 miliardë dollarë në vitin 2020, vitin kur filloi epidemia, në 177 miliardë dollarë një vit më vonë. Bezos, i cili kishte pasuri prej 171 miliardë dollarësh në vitin 2022, ra në 114 miliardë dollarë në vitin 2023.
Bezos u ngrit sërish në listën e këtij viti dhe arriti pasuri prej 194 miliardë dollarësh.
Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, i cili operon aplikacionet më të njohura të mediave sociale në botë si WhatsApp, Instagram dhe Facebook, tërhoqi vëmendjen si një nga biznesmenët që rritën më shumë pasurinë e tyre në listën e 2024-ës.
Zuckerberg, i cili u rendit i 16-ti në listën e vitit të kaluar me një pasuri prej 64,4 miliardë dollarësh, pothuajse trefishoi pasurinë e tij këtë vit dhe u ngjit në vendin e katërt në listë me 177 miliardë dollarë.
Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Oracle, Larry Ellison u rendit i pesti, themeluesi i Microsoftit, Bill Gates u rendit i 7-ti, ish-drejtori ekzekutiv i Microsoftit, Steve Ballmer u rendit i teti dhe bashkëthemeluesi i Google, Larry Page u rendit i dhjeti.
Shefat e kompanive kineze të teknologjisë nuk ishin në 10 vendet e para në listë, themeluesi i ByteDance, Zhang Yiming, pronar i aplikacionit TikTok, hyri në listë në vendin e 27-të. Yiming ka pasuri prej 43,4 miliardë dollarësh.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co