Lifestyle

Sofia Vergara feston 52 vjetorin, urimi i modeles Heidi Klum për mikeshën e saj

sofia vergara feston 52 vjetorin urimi i modeles heidi klum per mikeshen e saj
sofia vergara feston 52 vjetorin urimi i modeles heidi klum per mikeshen e saj

Sofia Vergara feston ditëlindjen e saj të 52-të me miqtë e saj të mirë. Aktorja e njohur organizoi një darkë për të dashurit e saj dhe u vesh në të verdhë, të njëjtën ngjyrë që zgjodhi për tortën e ditëlindjes.

Në fakt, ajo ka postuar disa foto nga mbrëmja në llogarinë personale në Instagram për t’i ndarë me miqtë e saj online.

“Faleminderit të gjithëve për ditëlindjen time të lumtur”, ka shkruar aktorja postimin e saj.

E ftuar në festë ishte edhe Heidi Klum, me të cilën merr pjesë së bashku në jurinë e spektaklit America’s Got Talent.

Dy femrat janë afruar shumë që në momentin e parë të bashkëpunimit dhe tashmë ndajnë një miqësi të thellë.

Madje, Heidi Klum e ka uruar përmes rrjeteve sociale me një publikim. Pasi postoi disa foto të tyre së bashku, Heidi Klum shkroi: “Gëzuar ditëlindjen e bukur, e zgjuar dhe e rëndësishmja, e qeshura Sofia Vergara. Të dua shumë 🌺🌸🌺🌸🌺❤️”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts