Sport

Sokol Cikalleshi vendos për të ardhmen, firmos edhe për një vit te…

sokol cikalleshi vendos per te ardhmen firmos edhe per nje vit te
sokol cikalleshi vendos per te ardhmen firmos edhe per nje vit te

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, do të jetë edhe një sezon pjesë e klubit turk, Koniaspor. “Panorama Sport” zbulon se kavajasi ka arritur marrëveshjen për të qenë pjesë e Koniasporit deri në muajin qershor të vitit 2025.

Në orët në vijim vetë klubi turk pritet të konfirmojë rinovimin e kontratës me sulmuesin shqiptar, i cili është një nga të preferuarit e trajnerit Silvinjo në Kombëtare.

Ai pritet të jetë pjesë e padiskuteshme e kuqezinjve në Europianin e Gjermanisë. Cikalleshi ka shënuar këtë sezon 11 gola me Koniasporin, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts